Fjalë Kyçe

Këshilltari i Thaçit – deputetit të LDK-së: Gjarpri është roje e shtëpisë

Këshilltari i Thaçit – deputetit të LDK-së: Gjarpri është roje e shtëpisë

Deputeti i LDK-së, që me profeison është mjek, Haxhi Avdyli, e që doli kundër partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka shpërndarë një deklaratë të tij të para dy vitesh ku thoshte se “Kur fle me gjarpërin në një fole, ai të kafshon atëherë kur je në gjumë, kur se pret.

Ndërsa ka thënë që gjarpëri po vazhdon të kafshojë, por tani viktima tjera, shkruan gazeta inFokus.

Kjo duke aluduar në Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili gjatë luftës njihej me nofkën gjarpri.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar këshilltari i këtij të fundit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë që Avdyli si mjek do duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit, shkruam gazea inFokus.

“Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, si doktor me profesion, më mirë se çdokush tjetër do të duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit dhe mjekësisë, që nga kohërat antike.

Ai është simbol edhe i ilirodardanëve”, ka shkruar Behramaj.

Ndërsa, ka thënë që gjarpri është edhe roje e shtëpisë derisa e këshillon Avdylin të blej ndonjë qetësues.

“Doktori do të duhej ta dinte edhe legjendën e gjarprit të shtëpisë, i cili edhe sot e kësaj dite konsiderohet si “roje e shtëpisë”.

Si duket, atij gjarpri i është bërë fiksim duke e parë gjithkah edhe nëpër barnatore.

Shko deri në barnatore deputet dhe blije ndonjë qetësues. Pi edhe çaj kamomili për gjumë më të lehtë!”, ka thënë Behramaj.