Fjalë Kyçe

Këshilltari i Veselit e quan budallë Gëzim Kelmendin

Këshilltari i Veselit e quan budallë Gëzim Kelmendin

Zgjedhjet në Turqi dhe fakti se Recep Tayip Erdogan ka humbur qytetet kryesore në zgjedhjet e mbajtura të shtunën, janë bërë shkak për përplasje edhe në Kosovë.

Ka qenë këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, i cili ‘humbjen’ e Erdoganit e ka quajtur një mësim të Demokracisë, dhe se si feja nuk mund të jetë një mbështetje për të zhvilluar ekonominë e një shteti.

Pas këtij shkrimi të Latifit, ka reaguar kryetari i partisë Fjala, një përkrahës i ‘Erdoganizmit’, Gëzim Kelmendi i cili e ka quajtur Latifin si mbeturinë të  komunizmit dhe madje ka kërkuar edhe burgosjen e tij.

Blerim Latifi ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke i thënë  Gëzim Kelmendit se ‘je aq budall saqë më dhimbset tastiera me shkru për ty’, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë sa i përket ‘burgimit’, Latifi ka thënë se në rajonin ku jeton nuk e kanë dashur kurrë burgun por vetëm malin, që nga Ahmet Deliu e deri tek Adem Jashari.

Reagimi i plotë:

Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin

K’ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan “sherr-budallë”. Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve.

Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz, pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t’i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT!