Nasa në vitin e kaluar ka lansuar një instrument drejtuar planetit Mars i cili ka përqëllim të transmetoj informacione lidhur me tërmetet e këtij planeti, Përmes këtij instrumenti, Nasa na mundëson ta “ndjejmë” tërmetin e planetit Mars në planetin Tokë, raporton The Independent, transmeton Gazeta Express.
Zëri është inçizuar nga instrumenti SEIS i NASA’s që punon si një seismometer i cili lidhet me sipërfaqen tokësore të planetit Mars.
Tërmeti që po dëgjohet në video është regjistruar më 22 maj të këtij viti.
Pajisja u lansua nga Nasa në vitin 2018 dhe transmeton informacione në planetin tokë që atëherë.
Kjo pajisje transmetoi dy tërmete në planetin Mars. Njëri me magnitudë 3.7 ndërsa tjetri me 3.3.