Fjalë Kyçe

Kështu duket Arbenita nuse me dolloma

Kështu duket Arbenita nuse me dolloma

Arbenita Ismajli është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare, dhe ndonëse është bërë nënë pak kohë më parë, ajo mbetet aktive me angazhime profesionale.

Modelja e njohur së fundmi ka realizuar një fotosesion shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.

Arbenita ka ndarë disa pamje në InstaStory teksa po realizon një projekt ku shihet e veshur me veshjet tradicionale shqiptare.

Ajo dukej në formë të mirë dhe unike, ndërsa u shpreh që është shumë e entuziazmuar të ndaj me fansat këtë projekt për të cilin është duke punuar prej kohësh.

Ndryshe, kujtojmë që modelja është e martuar me reperin Fero, me të cilin ka një vajzë.

Ajo së fundi reagoi në lidhje me arrestimin e reperit, pas incidentit që ky i fundit pati me menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.

Arbenita u shpreh “një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj”, ndërsa suksesi i reperit do të ua mbyll gojën atyre që janë kundër tij. /Telegrafi/