Fjalë Kyçe

Kështu e komenton Edona Llalloshi këngën “Harrova”, nga Tuna dhe Armend Regjepagiqi

Kështu e komenton Edona Llalloshi këngën “Harrova”, nga Tuna dhe Armend Regjepagiqi

Këngëtarja e njohur, Tuna para disa dite në  kanalin Youtube ka publikuar albumin e saj të titulluar “Fortuna” për të cilin ka marr komente të shumta.

Pjesë të albumit janë edhe bashkëpunimet me Armend Rexhepagiqin ripërpunimi i këngës së tij “Harrova”, dhe me Yll Limanin kënga “A don hala”, një baladë e dashurisë.

Përveç komenteve nga fansat e saj për këngët e albumit, nuk po mungojnë edhe vlerësimet nga kolegët e saj.

Njëra prej tyre është këngëtarja e mirënjohur kosovare, Edona Llalloshi, e cila mbërëmë me anë të një postimi në Instastory ka vlerësuar në mënyrë maksimale këngën e Tunës dhe Armendit “Harrova”.

“Nostalgji, perlë e muzikës Shqiptare. Ju Lumtë”, ka shkruar Edona në Instagram.