Sot është 109 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, datë e cila natyrisht se festohet edhe në Kosovë.
Personalitete të shumta kanë uruar për këtë festë, e njëjtë ka bërë edhe futbollisti kosovar që luan te Lazio, Vedat Muriqi.
Ai në rrjetet e tij sociale uroi: “Gëzuar 28 nëntori dita e flamurit!”.
Bashkë me urimin, ia bashkangjiti flamurin e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë dhe urimin në tre gjuhë, shqip, turqisht dhe anglisht.