Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta të cilat do t’ju mundësojnë që më rrallë t’i lani flokët
Me siguri ju ka ndodhur disa herë që të kaloni ditën e rregullt për larje të flokëve dhe përnjëherë flokët ju janë aq të ndotur sa që asgjë pos ujit të ngrohtë dhe shamposë nuk mund t’ju ndihmojë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo nëse ju tregojmë që ekzistojnë disa mënyra të thjeshta, të cilat do t’ju mundësojnë që më rrallë t’i lani flokët?
Këshilla e parë është tharja natyrale e flokëve, me përdorim të aparatit për stilizim me ngrohje vetëm për raste speciale.
Me tharëse flokësh thani rrënjën e flokëve
Kur lani flokët, lërini që të thahen natyrshëm, sado që të jetë e mundshme, mirëpo rrënjët e flokëve thani me tharëse.
Kjo do t’i bëjë flokët më pak të yndyrshme dhe me më shumë vëllim.
Përdorni kapelën për dush
Kur bëni dush, patjetër përdorni kapelën për dush, sepse vetëm kështu do të arrini të pengoni krijimin e prishjes kaotike të frizurës së shkaktuar me lagështi.
Shampoja për larje të thatë të flokëve para se të shkoni të flini gjumë
Natyrisht, shampoja për larje të thatë të flokëve është një ndër zgjidhjet. Megjithatë, ajo do t’i shkëlqejë me gjithë shkëlqimin e saj kur ta qitni para gjumi. Do të zgjoheni me flokë plot vëllim! Gjithashtu, provoni sa më pak t’i prekni flokët me gishta, sepse në atë mënyrë edhe më shumë i bëni të yndyrshme