Fjalë Kyçe

Kështu mbyllet ndeshja Brighton-Arsenal

Kështu mbyllet ndeshja Brighton-Arsenal

Arsenali nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim tek Brighton.

Brighton dhe Arsenal luajtën baras 1-1, në kuadër të javës së 19-të të Premier Leagues, transmeton Gazeta Alo.

“Topçinjtë” kanë bërë një hap prapa në garën për pjesën e epërme të tabelës, derisa për nikoqirët kjo pikë është e rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme. Aubameyang (7’) zhbllokoi ndeshjen duke kaluar Arsenalin në epërsi prej 1-0, kurse, Locadia (35’) shënoi golin e barazimit, rezultat më të cilin skuadrat ju drejtuan zhveshtoreve.

Edhe në pjesën e dytë, rastet nuk munguan, veçmas nga ana e skuadrës mysafire, megjithatë, gola më nuk kishte.

Në radhët e Arsenalit gjatë terë ndeshjes luajti edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka. Pas këtij barazimi, Arsenali zë vendin e katërt me 38 pikë, kurse, Brighton renditet e 13-të me 22 pikë. /Gazeta Alo/