Fjalë Kyçe

Kështu po duket Shkurte Fejza në dasmën e së bijës

Kështu po duket Shkurte Fejza në dasmën e së bijës

Shkurte Fejza sonte po marton vajzën e saj, Gresa Behlulin.

Gresa Behluli sonte kurorëzon dashurinë me martesë me Lulzim Ibrahimin, me të cilin ishte në lidhje gati 10-vjet, shkruan lajmi.net.

Të ftuar në këtë dasmë janë emra të njohur të estradës, shumë prej tyre kolegë të Gresës dhe Shkurtes.

Në një video që është publikuar në rrjete sociale, shihet Shkurta duke vallëzuar bashkë me bashkëshortin e saj, Hajrushin.

Këngëtarja ka veshur një fustan të gjatë, ndërsa kishte zgjedhur që flokët t’i linte të lëshuara kaçurrele.