Fjalë Kyçe

Kështu reagoi një e moshuar pas lajmit për dënimin e Karaxhiq me burgim të përjetshëm

Kështu reagoi një e moshuar pas lajmit për dënimin e Karaxhiq me burgim të përjetshëm

Lajmi për burgim të përjetshëm për kriminelin Radovan Karaxhiq ka gëzuar familjarët e personave që u vranë në masakrën Srebrenicës. Reagimin e një të moshuare e ka fotografuar Reuters, përderisa mban në duar dy fotografi të familjarëve të saj të vrarë.

Gjykata në Hagë gjatë dotës së sotme i shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiq.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

“Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më të keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.

Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.