Fjalë Kyçe

Këta deputetë nga koalicioni qeverisës injoruan fjalimin e Hashim Thaçit

Këta deputetë nga koalicioni qeverisës injoruan fjalimin e Hashim Thaçit

Fjalimin e presidentit Hashim Thaçi të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, përveç deputetëve të opozitës, nuk e kanë dëgjuar as ata të partisë së Fatmir Limajt.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot raportoi para Kuvendit të Kosovës për sfidat dhe sukseset e shtetit të Kosovës përgjatë vitit 2018, mirëpo për këtë fjalim të Thaçit nuk ishin të interesuar shumica e deputetëve.

Përgjatë fjalimit të tij në sallën e Kuvendit u panë vetëm një numër i vogël i deputetëve, rreth 30 prej tyre.

Përpos dy partive opozitare LDK dhe LVV këtë fjalim e ‘injoruan’ edhe partia tjetër opozitare PSD.

Ndërkohë grupit të ‘bojkotuesve’ iu bashkuan edhe partia e pushtetit, Nisma Socialdemokrate. Vetëm një pjesë e kabinetit qeveritar u panë në sallë, së bashku me disa deputet të PDK-së dhe AAK-së