Fjalë Kyçe

Këta janë 11 deputetët të cilëve i’u pezullua puna në UP

Këta janë 11 deputetët të cilëve i’u pezullua puna në UP

Ditë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme kishte dhënë një opinion ligjor në drejtim të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në të cilën është kërkuar që 11 profesorë që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, të pezullojnë punën e tyre në UP.

Pak ditë pasi është dhënë ky opinion, Universiteti i Prishtinës, ka bërë të ditur për KALLXO.com se janë lëshuar 11 vendime për profesorët të cilët janë mandatuar si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Në kuadër të këtyre 11 vendimeve, profesorë të cilët janë edhe deputetë vijnë nga tw gjitha partitë shqiptare parlamentare e që janë profesorë në fakultete të ndryshme.

Deputetëve dhe profesorëve që u janë lëshuar vendim për pezullim të punës në UP janë:

1.Prof.dr. Enver Hoxhaj, (Fakulteti Filozofik);

2.Prof.ass.dr.Ardian Kastrati, (Fakulteti Filozofik);

3.Prof.ass.dr. Ardian Gola, (Fakulteti Filozofik);

4.Ass.dr.Fitim Uka, (Fakulteti Filozofik);

5.Prof.dr. Kujtim Shala, (Fakulteti Filologjik);

6.Prof.dr. Avdullah Hoti, (Fakulteti Ekonomik);

7.Prof.ass.dr. Hikmete Bajrami, (Fakulteti Ekonomik);

8.Ass. Eliza Hoxha, (Fakulteti I Arkitekturës);

9.Prof.asoc.dr. Ferat Shala, (Fakulteti Inxhinierisë Mekanike);

10.Prof.asoc.dr. Shemsedin Dreshaj, (Fakulteti i Mjekësisë) dhe

11.Prof.ass.dr.Albena Reshitaj, (Fakulteti i Mjekësisë).