Lryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shumë pak në intervistat flet për familjen e tij.
Ai në fushatën e fundit zgjedhore ka qenë pak më i hapur ku ka folur për gruan e tij Ritën, dhe vajzën e tij të cilat i ka marrë thuajse në të gjitha tubimet kryesore zgjedhore.
Por Kurti nuk ka folur aq shumë për gjithë familjen e tij, prindërit, vëllezërit.
Kurti ka dy vëllezër. Ata quhen Arianit dhe Taulant, shkruan Reporteri.net.
Arianit Kurti është si asistent profesor në një nga fakultetet suedeze.
Kurse Taulant Kurti njihet më shumë për “problemet” që ka pasur me LDK-në, konkretisht me një mosmarrëveshje me partinë e Isa Mustafës në vitin 2014, ku Taulanti ishte kryesues i vendvotimit 1906 E/02r (Fakulteti Filologjik) në Prishtinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një kumtese për media kishte akuzuar se vëllai i Kurtit, po i pengon qytetarët për të votuar.
“Nëpërmjet veprimeve të tilla z. Kurti po u mohon qytetarëve të Prishtinës të drejtën e tyre themelore për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve”, thoshte LDK.
Por, Taulant Kurti kishte reaguar duke thënë se ky reagim i LDK-së është bërë me qëllim që të ushtrohet ndikim ndaj tij, pasi që ai nuk ka lejuar shkelje.
Ai thotë se nuk ka lejuar disa persona që të votojnë për herë të dytë.
“Te 4 persona u vërejt spreji, prandaj edhe nuk lejuam të bëhet shkelje. Secili qytetar ka të drejtë të votojë një herë dhe vetëm një herë”, kishte deklaruar ai. /Reporteri.net/.