Fjalë Kyçe

Këta janë dy zyrtarët që u arrestuan për dallavere me patentë shoferë

Këta janë dy zyrtarët që u arrestuan për dallavere me patentë shoferë

Sot është raportuar për aksionin që u ndërmorr nga policia e Kosovës dhe prokuroria e ku mbetën të arrestuar disa persona, të dyshuar për korrupsion e krim të organizuar, saktësisht për dallavre me patent shoferë, raporton Express.

I njejti burim i mirë informuar ka bërë të ditur se nën pranga kanë mbetur Filize Krasniqi, që është Drejtoreshë e Departamentit për Patentë Shoferë si dhe shefi i ekzaminerëve Besim Tahiri.

Zyrtaisht përvec se është konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa lokacione, ende nuk kanë dhënë detaje.

Aksioni po kryhet nga Drejtoria për Krime Ekonomike.

Policia e Kosovës ka arrestuar pak minuta më parë edhe dy persona në Qendrën për patenta shoferi në Prishtinë.

Siç raporton T7 nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për një ekzaminer dhe një kandidat për patentë shoferi.