Fjalë Kyçe

Këta janë emrat e ambasadorëve të shkarkuar

Këta janë emrat e ambasadorëve të shkarkuar

Me vendim të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, janë shkarkuar nga pozita 12 ambasadorë.

Klan Kosova me anë të burimeve të saja ka mësuar se kush janë ambasadorët e shkarkuar, në mesin e tyre është Beqë Cufaj ambasadori i Kosovës në Gjermani.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Grejqevci, ambasadori i Kosovës në Hungari, Shpend Kallaba, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe ambasadori i Kosovës në Katar, Amir Ahmeti.