Fjalë Kyçe

Këta janë gjyqtarët e ndeshjes së barazhit, Trepça ’89 – Vëllaznimi

Këta janë gjyqtarët e ndeshjes së barazhit, Trepça ’89 – Vëllaznimi

Gjyqtar kryesor për ta drejtuar ndeshjen e dytë të barazhit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit i është besuar gjyqtarit gjilanas Mervan Bejtullahu.

Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa do jenë dy asistentët e parë, ndërkohë Visar Kastrati është gjyqtari i katërt.

Ndeshja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 16:00.

Kujtojmë që të enjten (30 maj) është zhvilluar dueli i parë i barazhit ndërmjet Gjilanit dhe Besës (1-0).