Fjalë Kyçe

Këta janë katër kandidatët për kryetar të PD-së

Këta janë katër kandidatët për kryetar të PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike në Shqipëri i ka miratuar pasditen e kësaj të diele emrat e katër kandidaturave për kryetar, që do të mbahen më 13 Qershor. Ata janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Në total ishin nëntë kandidaturat e shqyrtuara nga Kryesia, e cila vendosi përjashtimin e pesë prej tyre me arsyetimin se nuk kanë qenë të angazhuar mjaftueshëm në fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe nuk kanë kontribuuar për interesant politike të kësaj force gjatë kohës që kanë qenë anëtarë.

Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre./tvklan.al/