Fjalë Kyçe

Këta janë shtatë personat që u arrestuan gjatë aksionit të sotëm në Prishtinë, asamblisti i VV-së në arrati

Këta janë shtatë personat që u arrestuan gjatë aksionit të sotëm në Prishtinë, asamblisti i VV-së në arrati

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka realizuar sot një aksion policor në gjithsej 11 lokacione në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar disa materiale në cilësinë e provave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se shtatë personat që janë arrestuar janë: Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani, Shukri Shabani, Bajram Gashanidhe Salih Sinani. Ndërsa i dyshuari i tetë, asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu, është shpallur në kërkim policor, pasi që i njëjti nuk është hasur ende.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Sami Sinani dhe Gani Berisha janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Mësohet se deri më tani janë duke u sekuestruar sende të luajtshme si kompjuterë, laptopë, USB, telefona, para, armë dhe vetura në vlerë të konsiderueshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.