Kosova mund të ketë prurje të mëdha në këtë vit.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund t’i afroj disa lojtarë që po shkëlqejnë nëpër Evropë.
Bernard Challandes ka konfirmuar se Përfaqësuesja jonë është në negociatat me disa lojtarë tejet premtues.
Trajneri zviceran ka bërë me dije se ata janë duke punuar në afrimin e lojtarëve si, Meritan Shabani, Florent Muslija, Bastien Toma and Elvis Rexhbeçaj.
Challandes ka thënë se ai është optimist se lojtarët do të pranojnë ta prezantojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e që do të ishte edhe një lajm i mirë dhe për të, duke marrë parasysh cilësitë që i posedojnë këta lojtarë.