Fjalë Kyçe

Këta janë tre të plagosurit në Pejë

Këta janë tre të plagosurit në Pejë

Tre persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Policia ka identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në rast dhe ka marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë së tij.

Personi që është cak i hetimit është Agron Gashi, i cili nuk është gjetur në shtëpinë e tij me rastin e kontrollit.

Ai po dyshohet për plagosjen e tre personave, Jeton Berishës dhedy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Plagosja në Pejë, prokurori: Po punojmë ta gjejmë të dyshuarin

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.

Të plagosurit në Pejë transferohen në QKUK, njëri nga ta në gjendje të rëndë