Personat që kanë astmë dhe vuajnë nga probleme të tjera të mushkërive, nuk duhet të mbajnë maskë, pasi mund t’ju vështirësojë atyre frymëmarrjen.
Qeveria britanike po këshillon njerëzit të mbajnë maska në ambientet e jashtme, ku është e vështirë të qëndrosh të paktën dy metra larg nga të tjerët.
Mirëpo njerëzit që vuajnë nga astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ose nga fibroza cistike, do ta kenë të vështirë mbajtjen e maskave.
Maska mund të vështirësojë tërheqjen e ajrit në mushkëri, mund të shkaktojë astmë për disa pacientë, gjithashtu mund të shkaktojë edhe ankth.
Sidoqoftë pacientët ende mund të jenë në rrezik pasi mund të sëmuren rëndë nëse infektohen me koronavirus.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të vendosin maskë nëse ndihen të qetë, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët rreth tyre, por të mos rrezikojnë shëndetin e tyre në këtë proces.