Fjalë Kyçe

Këta pesë lojtarë të Manchester United pritet që sivjet të bëhen baballarë

Këta pesë lojtarë të Manchester United pritet që sivjet të bëhen baballarë

Janë pesë lojtarë të të njëjtit ekip që pritet këtë vit të bëhen baballarë.

Pesë lojtarë të ekipit Manchester United pritet që në 2019-ën të bëhen baballarë dhe kjo po konsiderohet si një koiçidencë interesante, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Mesfushori francez Paul Pogba po pret fëmijën e tij të parë me të dashurën Maria Salaues.

Victor Lindelof gjithashtu pret të bëhet baba, pasi u martua me stjuardesën suedeze Maja Nilsson verën e kaluar.

Lojtari i famshëm brazilian, Fred, radhitet në listën pesë lojtarëve të cilët pritet të bëhet baba gjatë këtij viti.

Foto pranë gruas me bark të fryrë nuk kanë munguar as nga Matteo Darmian i cili po ashtu pritet që sivjet të bëhet baba.

Ai dhe bashkëshortja e tij Franceska do të bëhen shumë shpejtë prindër.

Chris Smalling përmbyll pesëshen e fundit të lojtarëve që pritet të bëhen baballarë.

I entuziazmuar me lajmin se do të bëhet prind, Smalling ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram edhe ekon e parë të bebes.

https://www.instagram.com/p/BsC5-logh2f/?utm_source=ig_embed

Mirëpo duhet theksuar se pavarësisht se të gjithë nga lojtarët i janë gëzuar këtij fakti, pra se po bëhen baballarë, disa nga menaxherët brenda ekipit janë të shqetësuar pasi kjo mund tu shkaktojë vështirësi atyre në fushë.

Një ekspert i njohur dikur i kishte thënë ekipit: “Ju kurrë nuk do të fitoni asgjë me fëmijët”, thuhet ndër të tjera në raportin e TheSun.