Fjalë Kyçe

Këta punëtorë mbajnë grevë një ditore

Këta punëtorë mbajnë grevë një ditore

Punëtorët teknik e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë kanë hy në grevë një ditore lidhur me ngritjen e pagës prej 4%.

Ata gjithashtu ato po kërkojnë të jenë të përfshira në shtëpinë e shëndetit dhe jo me kompaninë private, raporton EO.

Gjyla Sopi tha se po kërkojnë 4% të ngritjes së pagave. Ajo tha se kanë biseduar edhe me kryetarin Shpend Ahmeti, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, prandaj edhe janë detyruar të hyjnë në grevë.

“Po kërkojmë ngritje të pagave për 4% dhe me u përfshi me shtëpinë e shëndetit dhe jo me kompaninë e pastrimit”.

“Ne kemi biseduar edhe me kryetarin Shpend Ahmeti na pat premtuar, mirëpo s’ka ndërmarr asgjë”.

Në grevë janë edhe punëtorët teknik të shkollave “Dardania”, “Eqrem Qabej”, “Gjergj Fishta”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Pjetër Bogdani”, “Asim Vokshi”, “Ismail Qemaili”, “Naim Frashëri”, si dhe ata të QMF-ve në Prishtinë.