Fjalë Kyçe

Këto janë 8 veturat e Behgjet Pacollit

Këto janë 8 veturat e Behgjet Pacollit

Është shumë e sigurtë se zv/kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është tifoz i zjarrtë i veturave “Mercedes”. Nga 8 veturat e tij që ai posedon, 6 prej tyre i ka të firmës Mercedes.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Pacolli, tash e disa vite ka një dilemë jo të zakonshme për dallim nga qytetarët e Kosovës. Ai nuk e din cilën veturë ta vozisë, shkruan Insajderi.

Sipas deklarimit zyrtar që Pacolli ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai posedon 8 vetura dhe 1 avion. Pos kësaj kryetari i AKR-së, ka për qejfi Mercedesin.

Mercedes GI 450, Mercedes ML 500, Mercedes SL 600, Mercedes G55L, AMG, Mercedes S 600, Mercedes GL, janë tipet e veturës Mercedes që Pacolli i ka në pronësi. Ai posedon edhe një Toyota Van dhe VË Van. Të gjitha këto vetura i ka deklaruar në emrin e tij personal.

Veturën me më së paku vlerë në treg, Pacolli e ka konsideruar veturën e tipit VË Van, e cila sipas tij kushton 20 mijë euro. Ndërkaq veturën më e shtrenjtë e Pacollit është Mercedes S 600, këtë veturë Pacolli e ka konsideruar se kushton 200 mijë euro.

Pacolli posedon edhe një avion privat, Avion Challanger CL 604 B&A Aviation, sipas tij ky avion ka çmimin prej 9 milionë e 900 mijë euro. Zëvendëskryeministri ka deklaruar se të gjitha këto automjete i ka blerë me pasuri të fituar jashtë Kosovës.