Fjalë Kyçe

Këto janë aksidentet, arrestimet dhe gjobat për 24 orë

Këto janë aksidentet, arrestimet dhe gjobat për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku 24 prej tyre kanë pasur të lënduar dhe 19 të tjera vetëm në dëme materiale, por që nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet. Kështu raporton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo

Në raport, gjithashtu bëhet me dije se janë shqiptuar edhe 698 tiketa trafiku për personat të cilët kanë shkelur rregullat në komunikacion.

Në njoftimin e Policisë gjithashtu thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 15 persona ku 14 nga ta janë dërguar për mbajtje me urdhër të prokurorit, transmeton Gazeta Alo.