Fjalë Kyçe

Këto janë deklaratat e dy të ftuarve nga Gjykata Speciale

Këto janë deklaratat e dy të ftuarve nga Gjykata Speciale

Lahi Brahimaj dhe Blerim Kuçi të cilët janë edhe bashkë partiak në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë duke bashkë ndjerë me njëri tjetrën pas ftesës nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Brahimaj ka shkruar se ata janë këta që janë dhe nuk dyshojnë në luftën e pastër të tyre.

“Blerim Kuqi jemi qeta që jemi, por një e di se nga më të mirët jemi. S’dyshoj në luftën, dhe fitoren tuaj të radhës”, ka shkruar Brahimaj në Facebook, i cili poashtu ditë më parë ka pranuar një ftesë nga Dhomat e Specializuara.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 mars 2019.

Kuçi vet ka njoftuar se këtë ftesë e ka pranuar sot dhe se do t’i përgjigjet kësaj thirrje.

“Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 Mars 2019. Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese. Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhen përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë”.

Deputeti Kuçi nuk e din se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja.

“Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë. Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin publik, është kaq. Kërkoj mirëkuptimin e medias që deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera”, njofton Kuçi.