Fjalë Kyçe

Këto janë fjalët e Ramush Haradinajt për ish presidentin Ibrahim Rugova

Këto janë fjalët e Ramush Haradinajt për ish presidentin Ibrahim Rugova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë nderime pranë shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova duke vendosur kurora lulesh.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Rugova do të qëndrojë përjetësisht në themelet e shtetit tonë, shkruan Gazeta Alo.

“Presidenti Ibrahim Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës. Përjetësisht do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë sovran”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Pranë të njëjtës shtatore nderime bëri edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi./Gazeta Alo/