Fjalë Kyçe

Këto janë fjalët uruese të Arianës për bashkëshortin e saj

Këto janë fjalët uruese të Arianës për bashkëshortin e saj

Këngëtari i dashur për publikun Ermal Fejzullahu sot po festoon ditëlindjen e tij të 31-të.

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miq e shokë anë e kënd botës ku ka shqiptarë.

Urimet më të veçanta dhe fjalët më të bukura sigurisht që i ka marrë nga familja e tij.
Ishte fillimisht babai i tij, këngëtari i mirënjhur Sabri Fejzullahu i cili e uroi me fjalë të mëdha.

“Krenaria jem , drite e syve te mi. Me Ty mburem se je artist i madh dhe je burre i vertet i fjales e beses.Kurr mos tu ndalt suksesi si Artist , dhe ska me tu ndal kurr se Ti e don kangen , ke linde artist. I bofsh 100 ishalla Zot , me shendet me pune me dashni e suksese dhe vetem suksese.Baba Sabri”, ka shkruar Sabriu në Facebook.

Kurse urim special ka marrë nga bashkëshortja e tij Ariana, me të cilën kanë një jetë të lumutr bashkë.

“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time. Faleminderit për çdo sekond të jetës që më bën të jem e lumtur që jam pranë teje. Të paqa gjithmonë afër…Të dua”, ka shkruar Ariana në InstaStory ku ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të saj, shkruan Kosovarja.

Ermali dhe Ariana janë të martuar prej më shumë se 10 vjetësh, çifti janë prindër të një djali dhe dy vajzave, ndërkohë që janë në pritje edhe të vajzës së tretë.