Fjalë Kyçe

Këto janë kushtet për kafenetë në Maqedoni

Këto janë kushtet për kafenetë në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 57-të qeveritare, mori vendim për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për masa për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Sipas vendimit nga 28 maji mund të fillojnë me punë kafenetë dhe objektet hotelerike në pjesët e hapësira (terasa), por me respektim protokolleve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protokolli për hapjen e objekteve hotelerike për ushqim thotë se koha është e kufizuar nga 8:00 deri në ora 22:00 dhe lejohet vetëm për pjesët e hapura të objekteve hotelerike për ushqime me shërbim, nga ku të tre anët janë të hapura.

Të punësuarit në objekt që shërbejnë duhet të mbajnë maska dhe të mbajnë higjienën e duarve, por poashtu, sipas njoftimit, kufizohet edhe numri i mysafirëve, përkatësisht do të shërbehen vetëm mysafirët që janë të ulur dhe personat të cilët marrin porosi, përkatësisht nuk lejohet shërbimi i mysafirëve që qëndrojnë në shank apo në tavolina të mëdha.

Sipas protokollit, duhet të ketë një person përgjegjësi për menaxhimin e mysafirëve.

Në hapësirën e hapur ku ka tavolina, duhet të sigurohet largësia e karriges prej 1.5- 2 metra me tavolinat tjera në të gjitha drejtimet, ndërsa në një tavolinë mund të ulen dy persona, ndërsa në një masë me katër karrige mund të shërbehen edhe katër persona vetëm nëse janë nga e njëjta familje.

Protokolli lejon numër maksimal prej 12 personave për tavolina të bashkuara por vetëm me distancë mes mysafirëve prej 1.5 metra.

Poashtu duhet të ketë dezinfektues për duar në çdo tavolinë dhe poashtu punonjësit duhet të mbajnë higjienën personale (larjen e duarve) në të gjitha fazat e përgatitjes.