Fjalë Kyçe

Këto janë ngjarjet e ditës në Kosovë

Këto janë ngjarjet e ditës në Kosovë

Mbahet kampionati ekipor në pingpong – Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan – Ora 11:00) Kurse varrimi do të bëhet në ora 13:00, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep. (Deçan)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie për çështjen e “Lumbardhit” më Pejë. Në konferencë flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet te hotel “Dukagjini”, Pejë)

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll luan ndeshjen ndaj Rumanisë, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)