Fjalë Kyçe

Këto janë propozimet e Vetëvendosjes për ngritjen e energjisë elektrike

Këto janë propozimet e Vetëvendosjes për ngritjen e energjisë elektrike

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila bashkë me dy deputetët e VV-së, Driton Hyseni dhe Haki Abazi kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën është diskutuar lidhur me zhvillimet në kuadër të propozimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kusari-Lila ka deklaruar se kanë pasuar angazhim dhe diskutim për të ardhur në këto çaste me rekomandime në drejtim të Rregullatorit të Energjisë Elektrike në Kosovë.

“Njëri dokument është shqyrtimi i strukturës tarifore për konsumatorët e rregullua të amvisërisë të shërbyer në FSHU. I dyti është shqyrtimi i jashtëzakonshëm i të hyrave maksimale të energjisë për operatorët e rregulluar. Për të dyja dokumentet kemi komente, qëllimi propozimeve të GP të VV-së është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabiliteti i furnizimit me energji elektrike.Aktualisht sektori energjetik në Kosovë është përballur me kriza të vazhdueshme, si rrjedhojë e vendimmarrjes së gabuar.Me propozimin tonë për ZRRE-në kemi marrë parasysh tejkalimin e kizës aktuale dhe korrigjimin e gabimeve që kanë sjell deri tek kjo krizë.Meqë fajtori për rrethanat e krijuara është edhe kriza globale, rekomandimet tona janë bazuar në ndarjen sa më të përgjegjshme të peshës së krijuar nga kjo krizë. Ndarja me kujdes dhe solidaritet me secilën familje dhe qeverinë tonë.Përbrenda propozimit tonë ruajmë: Familjet me gjendje të rënduar ekonomike, familjet dhe amvisëritë me të hyra mesatare, stimulojmë kursimin e energjisë elektrike tek shpenzuesit e mëdhenj. Duke marrë parasysh ndikimin socio-ekonomik, ndikimin e efiçiencës si dhe ndikimin pozitiv të strukturës tarifore me tri blloqe GP –VV propozon një strukturë të re tarifore si në vijim”, tha Kusari Lila, shkruan lajmi.net.

Tutje ajo shtoi se në propozimet e bëra nga ky grup parlamentar se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës Kosovë kursehen në masë të ndjeshme nga ndikimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Blloku i parë tariforë deri në 800 kë, për orë i cili mbulohet nga prodhimi i KEK-ut të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.Këto përfshihet edhe subvencionimi i qeverisë.Ky bllok tarifor përbënë 63% të amvisërive në Kosovë. Blloku i dytë tarifor 800 deri në 1400 kë për orë, të ketë një rritje që përcaktohet në bazë të subvencionit të Qeverisë së Kosovës dhe llogaritjeve të ZRRE-së dhe përfshinë mbi 23% të amvisërisë. Rrjedhimisht me propozimin tonë mbi 2/3 e amvisërive të Kosovës kursehen në masë të ndjeshme nga ndikimi i rritjes së çmimit. Përderisa sugjerojmë edhe bllokun e tretë tarifor që përfshinë kategorinë e mbi 1400 kë për orë.Propozimet tona në mënyrë që të ndikohet në zbutjen e ndikimit të krizës kanë të bëjnë edhe me shqyrtimin e dokumentit për të hyrat maksimale , që sipas dokumentit të ZRRE-së për të gjithë sektorin e energjisë janë në vlerë 446 milionë euro”, shtoi ajo.