Fjalë Kyçe

Këto janë skuadrat me të pasura në NBA

Këto janë skuadrat me të pasura në NBA

Sipas klasifikimit të përvitshëm të Forbes, vlera mesatare e 30 skuadrave të NBA është rritur me 14%, duke arritur mesatarisht 2,1 miliardë dollarë për skuadër (kjo vlerë është rritur me 6 herë në 10 vitet e fundit).

Rritja nuk është ndalur, e nxitur nga të ardhurat e brendshme (jo vetëm të drejtat televizive dhe sponsorizimet e reja, por edhe stadiumet e reja që janë përuruar në vitet e fundit), pavarësisht disa problemeve të kampionatit.

Klasifikimi i skuadrave më të pasura të NBA

Për të pestin vit me radhë, në krye të franchise me vlerën më të lartë mbeten New York Knicks, e cila vlen 4,6 miliardë dollarë, +15% më shumë krahasuar me një vit më parë. New York Knicks është klubi i dytë sportiv më i pasur në SHBA, pas Dallas Cowboys në NFL.

Los Angeles Lakers renditen në vend të dytë (4,4 miliardë dollarë, +19%). Në vend të tretë, Golden State Warriors që vlejnë 4,3 miliardë dollarë, +23% krahasuar me sezonin e kaluar. Ekipi është në pritje të impaktit të përurimit të stadiumit të ri, Chase Center në San Francisko, sezonin e kaluar. Investimi kapi vlerën rreth 1 miliard.

Skuadrat finaliste sezonin e kaluar janë rritur në mënyrë të veçantë. Përveç Warriors, vlera e kampionëve në fuqi, Toronto Raptors është rritur me 25% në 2,1 miliardë dollar.