Fjalë Kyçe

Këto lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë

Këto lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë

Disa lagje të Prishtinës, sot do të mbesin pa ujë. Gjithë kjo pasi mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një tub magjistral që transporton ujin dhe për pasojë do të ketë ndërprerje të furnizimit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bregun e Diellit ka shpërthyer një tub magjistral që transporton ujin dhe për pasojë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se pa furnizim me ujë mbesin zonat e shërbimit: Pallati i Drejtësisë, Veterniku, Mati 1, Bregu i Diellit (Zona Lindje, Zona Jugu, Perëndimi) Aktashi I dhe Aktashi II.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.