Në ditët e nxehta të verës, asgjë nuk na shijon më shumë se një gotë ujë i ftohtë apo një frut i freskët nga frigoriferi.
Në këto moment kujtohemi sa me fat jemi që mund të vendosim gjithçka në këtë pajisje çudibërëse që arrin t’i ruajë ata të freskët dhe t’i mbrojë nga prishja, transmeton Klan Kosova.
Por kur themi gjithçka, nënkuptojmë me të vërtetë gjithçka.
Shumë femra ndoshta nuk e çojnë në mend se në frigorifer mund të ruajnë produktet e tyre kozmetike më të dashura. Disa prej këtyre produkteve nuk përmbajnë konservues për parandalimin e zhvillimit të baktereve, prandaj ruajtja në frigorifer është mëse e domosdoshme pasi i mbron nga oksidimi dhe rrit efikasitetin e tyre.
Ne ju sjellim disa nga produktet kozmetike që që duhen ruajtur gjithmonë në frigorifer.
Parfumi
Kremi i zonës së syve
Vajërat esencialë natyralë si vaji i arrës së kokit, bajameve, vaji i kastorit etj.
Manikyri
Rimeli
Buzëkuqi dhe zbutësi i buzëve
Kremi kundër diellit
Toniku i fytyrës