Fjalë Kyçe

KFOR-i deklarohet se ROSU dhe Ushtria e Kosovës a kanë të drejtë të shkojnë në veri

KFOR-i deklarohet se ROSU dhe Ushtria e Kosovës a kanë të drejtë të shkojnë në veri

Vincenzo Grasso ka deklaruar se forcat speciale ROSU nuk kanë obligim të kërkojnë leje nga kushdo për të hyrë në veri të Mitrovicës për dallim nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka deklaruar se forcat speciale ROSU nuk kanë obligim të kërkojnë leje nga askush për të hyrë në veri të Mitrovicës për dallim nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, lëvizja e së cilëve sipas tij duhet të aprovohet nga komandanti i KFOR-it.

Grasso gjatë një interviste për të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se KFOR-i është i gatshëm t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në pyetjen nëse forcat e ROSU dhe ato të ushtrisë së Kosovës mund të hyjnë në veri të Mitrociës pa lejen e tyre, Grasso ka thënë se policia e Kosovës mund t’i kryejë detyrat e saj pa kërkuar leje nga askush, transmeton lajmi.net.

“Njësitet speciale ROSU, është njësit i policisë së Kosovës dhe si e tillë ka mandat për të vepruar anembanë Kosovës, pa obligim për të kërkuar leje”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, sipas marrëveshjes paraprake, ai ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të kenë aprovimin e komandantit të KFOR-it për t’u angazhuar në veri të Mitrovicës.

“NATO pret nga institucionet lokale të vazhdojnë respektimin e asaj marrëveshjeje”, shtoi Grasso, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se situata në Kosovë është nën kontroll, “përkundër tensioneve politike dhe deklaratave në opinion”.

Grasso u shpreh se KFOR-i është gjithmonë në gjendje gatishmërie. “Vazhdimisht përcjellim situatën dhe realizojmë ushtrime, dërgojmë trupa anembanë Kosovës, në mënyrë që të ruajmë sigurinë dhe të reagojmë shpejtë sa herë që ka nevojë”, theksoi Grasso.

Ai konfirmoi se NATO ka siguruar angazhimin për vitin 2019 dhe shtoi se do të vazhdohet misioni në mënyrë që të përkujdeset mbizotërimi i sigurisë në Kosovë.