Fjalë Kyçe

KFOR-i ndalon një person në Podujevë, i gjejnë kallash

KFOR-i ndalon një person në Podujevë, i gjejnë kallash

Një person është ndaluar nga njësitet e KFOR-it në Podujevë, të martën rreth orës 18, pasi gjatë patrullimit, KFOR-i ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari në fillim nuk ka pranuar të ketë shtënë me armë, por pastaj në pyllin afër është gjetur një armë AK-47 me një karikatorë dhe njëzet e një fishekë, shkruan Klankosova.tv

Sipas policisë i dyshuari ka pranuar se arma është pronë e tij dhe ka shtënë disa here në ajër me të.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar.