Fjalë Kyçe

Kida flet për raportet që ka me Taynën

Kida flet për raportet që ka me Taynën

Kida njihet si një artiste shumë e dashur me kolegët, por marrëdhënia e saj me artisten Tayna ishte në pikëpyetje.

Kida është nga artistet më ta dashura dhe të respektuara në estradën shqiptare. Thuajse me gjithë kolegët ajo i ka marrëdhëniet e shkëlqyera, shkruan lajmi.net.

Por në media kohët e fundit po qarkullonin zëra se nga artistet e vetme që këngëtarja nuk ka shoqëri të mirë është reperja Tayna, por një gjë të tillë e ka mohuar vet Orhidea në një intervistë.

E ftuar në emisionin ‘Pushime On Top’ Kida u pyet për raportet me Taynën dhe kjo ishte përgjigja e saj: “Me Taynën kom nejt personalisht dhe kom shoqëri edhe me rrethin e saj”.