Fjalë Kyçe

Kim Kardashian së shpejti avokate

Kim Kardashian së shpejti avokate

Kim Kardashian po mëson nga 18 orë në javë për t’u bërë avokate.

Kim Kardashian do të jetë fytyra e kopërtinës së ‘Vogue’ për muajin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Zeshkania seksi për revistën në fjalë gjatë një interviste të dhënë ka bërë të ditur që synon të bëhet një avokate e zonja pasi është duke mësuar nga 18 orë në javë.

Kim nuk e ka një diplomë të fakultetit Juridik, por në Kaliforni një person mund të bëhet avokat nëse e kalon provimin e jurisprudencës pas një praktike katërvjeçare me një avokat apo gjykatës. Ky provim është shumë i vështirë për t’u dhënë pasi që vetëm 41 % e atyre që i nënshtrohen janë në gjendje ta kalojnë.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim Kardashian gjatë intervistës së dhënë.