Fjalë Kyçe

Kim Kardashian shfaqet për herë të parë në publik pas deklarimeve rreth divorcit

Kim Kardashian shfaqet për herë të parë në publik pas deklarimeve rreth divorcit

Ylli televiziv është parë natën vonë në McDonald’s në Calabasas, Los Angeles, të martën në mbrëmje.

Kim vjen me këtë paraqitje vjen pasi nëna e saj, Kris Jenner diskutoi shqetësimin e saj për vajzën e saj në premierën e sezonit të 20-të të “Keeping Up With The Kardashians” pas divorcit të saj nga burri Kanye West, shkruan Daily Mail.

Kim dukej e zhytur në mendime ndërsa dilte nga restoranti i famshëm e veshur me një kostum sportiv, transmeton lajmi.net.

Ylli i spektaklit i kishte lënë flokët e saj tëzinj të lëshuara lirshëm, ndërsa i shtoi pamjes pak shkëlqim me një makijazh të lehtë.

Ajo gjithashtu mbante maskë mbrojtëse të fytyrës për t`i respektuar rregullat kundër COVID.

Kim dukej e mërzitur dhe jo në disponim të mirë ndërsa largohej nga restoranti i famshëm i ushqimit me një kuti kartoni me patate të skuqura brenda, dhe më pas u bashkua me një nga truporjet e saj.

Ndarja e çiftit Kardashian-West u zbulua në janar para se Kim të kërkonte divorcin muajin e kaluar, duke çuar në reperin 43 vjeçar në gjendje të atillë, sa që ata të komunikonin vetëm përmes sigurimit dhe ndihmësve.

Duket se super ylli po lufton me pasojat e ndarjes ndërsa nëna e saj Kris diskutoi shqetësimet e saj në episodin e regjistruar paraprakisht, i cili u transmetua të enjten.

Në emision, Kris u pa duke biseduar për fundin e martesës së Kimit me vajzën Kourtney, 41 vjeçe, në një shtëpi që kishin marrë me qira në Malibu ndërsa ajo tha: “E di që ajo nuk dëshiron të flasë për këtë në kamera, por unë thjesht ndjehem sikur ajo po lufton pak”.

Kourtney këmbënguli se motra e saj Kim ‘nuk mund të lundronte e vetme në zhytjen e ndarjes’, ndërsa pritet që ajo të luftojë për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe, dhe Psalm, 22 muajsh.

Kris u shpreh për divorcin e vajzës së saj të madhe duke thënë: “Unë nuk e di se si po e përballon stresin e të gjitha këtyre gjërave”.

Ajo gjithashtu diskutoi për ndarjen e Kimit edhe në një bisedë në ‘The Kyle And Jackie O Show’, duke thënë: “Unë mendoj se gjithmonë do të jetë e vështirë, në çdo kohë…e dini, ka shumë fëmijë”