Fjalë Kyçe

Kim Kardashian shkon te fallxhorja, ajo që i tha për djalin e ka shokuar

Kim Kardashian shkon te fallxhorja, ajo që i tha për djalin e ka shokuar

Kim Kardashian shkon te fallxhorja.

Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të katërt që do të vijë në jetë nga një nënë surogate.

Fëmija do të jetë djalë dhe tani e gjithë vëmendja është te emri, pasi dihet që Kim nuk zgjedh emra të zakonshëm.

E ftuar në Jimmy Kimmel Live, ajo tregoi se dëshironte ta quante të birin Rob, si i vëllai.

“Po mendoja sinqerisht ta quaja Rob, si vëllai im. Pastaj mendova që nuk shkon shumë North, Saint, Chicago, Rob. Megjithatë, unë e ndjej këtë emër”, është shprehur ajo.

Por, ajo që është transmetuar në Keeping Up Ëith The Kardashians, tregon se Kim ka takuar një fallxhore, e cila i ka thënë se djali i saj i dytë do të jetë një rimishërim i të atit të saj.

Në videon që po qarkullon kudo, Kim dëgjohet të flasë me të ëmën në Facetime dhe teksa i tregon ngjarjen, i drejton pyetjen: “Duhet ta quaj Roberto?”

Nga ana tjetër, Kris përgjigjet e bindur: “Pooo!”

Nuk e dimë nëse Kim do t`ia vendosë Roberto apo do të zgjedhë shkurtimin e tij.

Për ta zbuluar duhet të presim që fëmija të vijë në jetë, pasi siç është shprehur Kim, ajo pret të lindë fëmija, që ta shikojë si duket, për t`i vendosur më pas emrin.