Fjalë Kyçe

Kina ndihmon sërish Shqipërinë: Mbi 5 mijë teste dhe pajisje mjekësore mbërritën sot

Kina ndihmon sërish Shqipërinë: Mbi 5 mijë teste dhe pajisje mjekësore mbërritën sot

Kina e ka ndihmuar për herë të dytë Shqipërinë në luftën kundër CoVid-19.

Gazetari i Top Channel, Andi Bora ishte në Rinas ku ndoqi procesin nga afër, ku ishte e pranishme zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli si dhe ambasadori i Kinës në Tiranë, z.Zhou Ding.
Rakacolli tha për Top Channel se janë mbi 5 mijë kite testesh që kanë mbërritur shto këtu veshje dhe materiale të tjera mjekësore.

Ndihmat që janë ofruar sot nga Kina konsistojnë në materiale mjekësore, në kite analizash, veshje mbrojtëse, materiale që do na shtojnë kapacitetet tona nëpër spitale. Ne e falenderojmë Kinën për ndihmën e ofruar, sepse e gjithë kjo kalohet vetëm me solidaritet”, tha ajo.

Ndërkohë ambasadori Zhou Ding u shpreh se: “jam i gëzuar që mirëpresim këto ndihma sot. Këto ndihma janë të vështira sepse vendet në të gjithë botën kanë nevojë për këto produkte mjekësorë në një kohë që dhe transporti është ndërprerë. Këto ndihma tregojnë dashurinë tonë për popullin shqiptar.
Miqtë e vërtetë duken në kohë të vështirë. Jam i bindur që këto ndihma do të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër CoVid-19. Në përgjithësi dua të them Shqipëria ja ka dalë mirë në këtë luftë”