Fjalë Kyçe

Kina po përdor mjete gjigande sonike për ‘të shkundur’ shiun prej reve

Kina po përdor mjete gjigande sonike për ‘të shkundur’ shiun prej reve

Studiuesit kanë zbuluar se goditja e reve me valë zanore ‘ultra të thella’, mund të shtojë masën e reshjeve të shiut me 20%. Këto valë janë thuajse të dëgjueshme nga veshi i njeriut dhe mund të ndihmojnë në zonat e prekura nga thatësirat.

Këto “shpërthime sonike” funksionojnë duke aktivizuar pjesëzat e ujit në re, duke i bashkuar me njëra-tjetrën për të formuar pikat e shiut.

Studiuesit kinezë thonë se frekuenca e tyre e ulët prej 50 deri në 160 hertz i bën thuajse të padëgjueshme për njeriun.

Zbulimi është metodë e re në krahasim me “mbjelljen e reve” që është përdorur më parë dhe kishte të bënte me lëshimin e kimikateve në atmosferë.

Wang Guangqian, profesor inxhinierie hidraulike në universitetin e Tsinghua University dhe grupi i tij, besojnë se me këtë mënyrë mund të lëshojnë mbi tokë një të pestën e rreth 20 trilionë ton ujë që kalon mbi sipërfaqen e Kinës, pjesa veriore e së cilës vuan nga thatësirat, ndërsa ajo jugore nga përmbytjet.

Ata kanë eksperimentuar metodën e tyre në rajonin e thatë të Rrafshnaltës Tibetiane duke arritur të shtojnë reshjet me deri në 17%.

Prof. Guanggian shpjegon se valët e zërit i japin energji pjesëzave të ujit në re, duke rritur lëvizshmërinë e tyre.

Studiuesit thonë në kërkimin e tyre se metoda ka më shumë avantazhe në krahasim me stile të tjera si lëshimi i jodit në re, pasi nuk krijon ndotje dhe nuk nevojë për avionë apo raketa.