Agjensia shtetërore e lajmeve në Kinë Xinhua ka lëshuar një video të animuar që tallet me SHBA për përgjigjen e saj të koronavirusit.
Klipi i shkurtër, i titulluar ‘’Na ishte njëherë një virus’’, sugjeron që Kina u përpoq ta paralajmërojë botën disa herë se sa e rrezikshme ishte COVID-19 por SH.B.A. nuk arriti ta merrte seriozisht mesazhin.
Videoja, e cila është shikuar pothuajse 1.5 milion herë në YouTube, paraqet dy personazhe Lego që përfaqësojnë Kinën dhe SHBA.
“Ne zbuluam një virus të ri”, njofton një figurë Lego e veshur si një Luftëtar Terracotta në fillim të videos.
“Pra, çfarë? Është vetëm një grip”, përgjigjet një figurë Lego e modeluar në Statujën e Lirisë.
“Vish një maskë”, vjen mesazhi tjetër nga Kina, për të cilin kundërvihet të SHBA “nuk mbajmë maskë”.
“Qëndro në shtëpi”, thotë Kina. “Po shkel të drejtat e njeriut”, përgjigjet SHBA.
Kur Kina tregon spitalet e përkohshme që ndërtoi në 10 ditë, SHBA i quan ato “kampe përqendrimi”.
Kur Kina thotë se është koha për të mbyllur, SHBA përgjigjet, “Sa barbare!”
Lufta e fjalëve vazhdon, me SH.B.A. që e quajnë sistemin mjekësor të Kinës të prapambetur, duke deklaruar që virusi do largohet në prill ‘’si me magji’’, derisa Kina i paralajmëron se virusi ndodhet kudo.
Videoja vjen ndërsa Kina përballet me një kontroll gjithnjë e më të madh mbi shpërthimin e COVID-19, që filloi në Ëuhan dhjetorin e kaluar.
Në fillim të kësaj jave, u raportua se një hetim i Departamentit amerikan të Sigurisë së Brendshme zbuloi se qeveria kineze kishte fshehur qëllimisht ashpërsinë e koronavirusit nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa grumbulloi importet dhe uli eksportet.