Shkencëtarët kinezë thonë se coronavirusi nuk do të zhduket, duke shtuar se patogjeni ka të ngjarë të kthehet në valë, ashtu si gripi.
Virusi i ri nuk ka gjasa të largohet siç bëri “kushëriri i tij”, SARS 17 vjet më parë.
Ky grup i të ashtuquajturve transportues asimptomatikë e bën të vështirë kontrollimin e plotë të transmetimit, pasi ato mund të përhapin virusin e pazbuluar, thanë një grup mjekësh virologësh dhe studiuesish mjekësorë para gazetarëve në Pekin gjatë një konference, shkruan Bloomberg.
Me SARS, njerëzit e infektuar u sëmurën rëndë. Kur këta pacientë u futën në karantinë, virusi ndaloi përhapjen. Në të kundërt, Kina ende ndeshet me raste të shumta asimptomatike të coronavirusit çdo ditë, pavarësisht se ka kontrolluar epideminë.
“Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë një epidemi që do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë, e cila do të bëhet sezonale dhe do të mbetet në trupat njerëzorë”, tha Jin Qi, i cili drejton Institutin për Biologjinë Patogjene në institutin kryesor të kërkimit, transmeton Telegrafi.
“Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë, por vetëm kur ekspozohet në një temperaturë prej 56 gradë Celsius për më shumë se 30 minuta. Moti nuk do të bëhet aq i ngrohtë. Në nivel global, shanset për një popullatë që të mos infektohet gjatë verës janë shumë të pakta”, thotë Wang Guiqiang, shef i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Pekinit.