Fjalë Kyçe

Kirurgu më i moshuar në botë ka 67 vjet përvojë pune, thotë se nuk e zgjedh ushqimin

Kirurgu më i moshuar në botë ka 67 vjet përvojë pune, thotë se nuk e zgjedh ushqimin

Kirurgu nga Kirgizia, Mambet Mamakeev, nga libri i rekordeve botërore “Guiness” njihet si kirurgu më i moshuar në botë që ende është duke e kryer detyrën.

Ai është 93 vjeç dhe punën e kishte filluar në vitin e largët, 1953.

“Deri më tani, kam punuar çdo ditë, pa pushim. Duart nuk më dridhen, kujtesën e kam në rregull, sytë i kam mirë, por mosha po e bën të veten. Gjunjët dhe shpina kanë filluar të më shkaktojnë probleme”, thotë mjeku i rekordit interesant.

Ai bën ushtrime fizike çdo ditë dhe nuk pi duhan dhe alkool. Sidoqoftë, thotë se nuk ka ndonjë sekret për shëndetin që ka, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

“Kurrë nuk kam përdorur ilaçe. Nuk kam dietë të veçantë, nuk zgjedh asgjë në veçanti. Ha gjithçka që kam në pjatë.

Sipas librit të rekordeve “Guiness”, mjeku Mamakeev ka kryer rreth 30.000 operacione kirurgjike dhe i ka trajtuar 100.000 pacientë. Përpos këtyre shifrave mbresëlënëse, ai i ka publikuar 200 punime shkencore. Është gjithashtu themelues i Shkollës Kombëtare të Kirurgjisë në Kirgizi.

Mamakeev thotë se nuk planifikon të dalë në pension. Përkundrazi, thotë se rekordi në “Guiness” e ka bërë që të ndihet më i ri dhe me më shumë energji.