Fjalë Kyçe

Kishin kryer vjedhje në një shtëpi në fillim të këtij muaji, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se më tetë shkurt të këtij viti kishin kryer një vjedhje në një shtëpi.

Policia ka njoftuar se nlidhje me rastin me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar dy lokacione, pronë e të dyshuarve.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/