Fjalë Kyçe

Kishte modifikuar shasinë e makinës, kapet shqiptari me 72 kg drogë në Qafë Botë

Kishte modifikuar shasinë e makinës, kapet shqiptari me 72 kg drogë në Qafë Botë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë kanë arrestuar një 45-vjeçar, pasi tentoi të kalonte një sasi prej 72 kg kanabis drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjetin tip “KIA”, që drejtohej nga një shtetas 45-vjeçar nga Saranda, me iniciale A.SH.

Nga kontrolli i ushtruar, policia ka konstatuar se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar dopio shasi, ku brenda së cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike.

Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.