Fjalë Kyçe

Kjo do të jetë zyra e Përparim Ramës

Kjo do të jetë zyra e Përparim Ramës

Përparim Rama nga sot është zyrtarisht kryetar i Komunës së Prishtinës, raporton Express

Rama sot është betuar në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai ka deklaruar se do të bashkëpunojë me të gjithë asamblistët, pa dallim partie.

I pari i Prishtinës tha se kryeqyteti do të jetë vend për të gjithë.

“Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar”, ka deklaruar kryetari Rama.

“Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka thënë Rama.

Kjo do të jetë zyra e Ramës, për mandatin e tij 4-vjeçar.