Fjalë Kyçe

Kjo është 29-vjeçarja që u godit për vdekje nga vetura në Mazgit

Kjo është 29-vjeçarja që u godit për vdekje nga vetura në Mazgit

Gazeta Sinjali raportoi sot se një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi që nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori nga goditja e veturës në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se viktima është Shpresa Jashari nga fshati Mazgit.

Pas aksidentit, sipas policisë, ajo ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur të përballojë plagët.

Gazeta Sinjali, duke u thirrur në burimet e saj, pak më parë raportoi se shkaktar i këtij aksidenti është Albert Fejzullahu nga fshati Bajgorë i Mitrovicës, i cili është shoqëruar në polici.