Fjalë Kyçe

Kjo është agjenda e kombëtares së Kosovës për ditën e sotme

Kjo është agjenda e kombëtares së Kosovës për ditën e sotme

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet maksimale për ndeshjen me Bullgarinë.

Një ditë e ngjeshur për dardanët do të jetë edhe sot (e diele), një ditë para ndeshjes së madhe, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, nga ora 17:30 do të mbahet Konferenca e Kombëtares së Kosovës.

Më pas, gjysmë ore më vonë, grupi i dardanëve do të mblidhet për stërvitjen e radhës, e cila fillon nga ora 18:00.

Gjithashtu, të njëjtat ‘obligime’ e presin edhe kombëtaren e Bullgarisë, e cila do të mbaj konferencën për shtyp nga ora 19:00, kurse gjysmë ore më vonë do të mbaj stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Kujtojmë se Kosova dhe Bullgaria do të vihen përball njëra tjetrës nesër (e hënë), me fillim nga ora 20:45.